Humbja ndaj Man.City-t, Tuchel gjen justifikimin: Menaxhuan më mirë Covid-in

Shkëputjen e Manchester City-t në krye të tabelës, trajneri i Chelsea, Tuchel nuk e sheh  si një arsye që lidhet me taknikën apo cilësinë  e skuadrës.

I mposhtur ditën e sotme minimalisht nga “citizens” tekniku gjerman beson se dëmtimet dhe Covidi janë dy arsyet që kanë ndikuar më së shumti në javët e fundit të kampionatit.

“Nëse Manchester City fitoi 12 ndeshje radhazi dhe ne përballemi me lëndime dhe Covid, nuk besoj se është koha e duhur për të mbyllur hapësirën”, ka thënë Tuchel.

“Hapësira është sepse ata menaxhuan më mirë me Covidin dhe më mirë me lëndimet”, ka thënë gjermani. r.t/albeu.com


Shtuar 15.01.2022 17:05