Vizitoi laboratorin me unik në Shqipëri madje dhe në rajon, Rama: Ky laborator duhet të gjeneroj të ardhura

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Laboratorin e Ri së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, e cila theksoi se falë këtij investimi është ngritur njëVizitoi laborator unik në Shqipëri, madje edhe në rajon.

“Në këtë fakultet me buxhet të qeverisë shqiptare është financuar një laborator i kërkimit shkencor për inxhinierinë kimike me vlerë 380 mijë euro. Është laborator unik në Shqipëri, madje dhe në rajon. Në kuadër të ndërkombëtarizimit ky laborator mund t’ju shërbejë shumë… Nuk duhet të harrojmë se sapo kemi miratuar tre programe doktorature për Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe ky laborator është kyç për punën e doktorantëve. Avantazhi këtu është që punojnë në këtë laborator 25-30 studentë njëherësh ndërkohë që më parë punonin 4-5.” , u shpreh Ministrja Kushi.

Kryeministri theksoi se laboratori duhet të vihet në funksion të gjenerimit të të ardhurave për universitetin për t’i shërbyer institucioneve të tjera.

“Ky laborator duhet të vihet edhe në shërbim të  gjenerimit të të ardhurave për fakultetin për t’i shërbyer institucioneve të tjera, domethënë dhe ne, gjeja që ne kemi parashikuar të paktën për universitetet dhe na takon nga ana jonë ta bëjmë, është në gamën e shërbimeve që ofroni, duhet të bëni një manual për shërbimet  që Fakulteti i Shkencave i jep sektorit publik apo sektorit privat.” – u shpreh kryeministri.

Ky laburator do të bëjë të mundur që 25 studentë mund të punojnë për formimin profesional të tyre në degët e kimisë industriale, ushqimore, bioteknologjike dhe inxhinierisë së proceseve kimike.

Rektori i Universitetit të Tiranës zoti Artan Hoxha u shpreh se në këtë fakultet japin kontributin e tyre edhe  15 profesorë nga vendet e Europës Perëndimore.

Kjo infrastrukturë e kërkimit shkencor mund të shërbejë si një laborator rajonal, ku kërkues shkencorë, studentë e pedagoge  nga vendet e rajonit do të punojnë së bashku dhe do të shkëmbejnë eksperiencat, njohuritë dhe praktikat në këtë fushë./albeu.com