Cannavaro zbulon lojtarin më të mirë në historinë e futbollit

Fabio Cannavaro është bërë pjesë e debatit se cili është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Ish-fituesi i Kupës së Botës me Italinë në 2006, ka vlerësuar Lionel Messin, por mendon se Maradona ka qenë një tjetër nivel.

Cannavaron, nuk ka dyshime që Diego Armando Maradona është futbollisti më i mirë i historisë.

“Unë e respektoj shumë Messin”, ka deklaruar Cannavaro për Sky Sports.

“Për gjeneratën e re ai është një nga më të mirët. Por, Maradona është ndryshe sepse futbolli ishte ndryshe dikur. Ata e goditën shumë, por gjithmonë ishte nën kontroll dhe i ashpër”.

“Messi është në krye por Maradona është nga një botë tjetër. Unë kurrë nuk e krahasoj Diegon me lojtarët e tjerë. Unë kurrë nuk e pash Pelen por pash Maradonën, për 7 vjet çdo ndeshje. Ai nuk është një nga më të mirët, më i miri i historisë”, u shpreh Cannavaro.


Shtuar 9.05.2020 18:13