Inflacioni në kulm, Meta: Në shtator çojmë në Kuvend ligjin për indeksimin e pagave (VIDEO)

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se partia që ai drejton do të çojë në Kuvend ligjin për indeksimin e pagave.

Lajmin Meta e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook dhe kjo sipas tij do të bëhet menjëherë më nisjen e sesionit të ri parlamentar, në shtator.

Meta shtoi se që prej vitit 2017-të nuk ka patur indeksim të pagave edhe pse inflacioni është rritur dhe paralajmëron se në rast se nuk do të miratohet në Kuvend do ta çojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese.

“Partia e Lirisë, në fillim të sesionit të ri parlamentar, angazhohet të ndërmarrë nismën për të garantuar me ligj indeksimin e menjëhershëm të pagave”, shkruan Meta./albeu.com/


Shtuar 7.08.2022 19:06