Europa në kthetrat e koronavirusit, Austria shpall mbylljen totale

Kryeministrat e Austrisë së Epërme dhe Salzburgut, dy shtetet më të prekura nga pandemia në Austri, pritet të vendosin një bllokim në të gjithë vendin edhe për personat e vaksinuar. Kryeministri i Austrisë së Epërme, Thomas Steltser, deklaroi se “nuk ka më vend për diskutime” dhe kërkoi që të merren masa të ngjashme në të gjithë vendin.

Nesër, pritet të merret vendimi nëse përveç izolimit do të merren masa më të rrepta edhe për të pavaksinuarit në nivel kombëtar. Në Austri, shkalla e incidencës për 100,000 banorë në shtatë ditë shënoi  një rekord të ri sot, duke shkuar në 989.

Austria ka shënuar 1,011,465 raste dhe 11,903 viktima që nga fillimi i pandemisë./albeu.com/


Shtuar 18.11.2021 13:32