Ja ndryshimi mes Tiranës dhe Kamzës (VIDEO)
Pëlqej
Hyrja kryesore që lidh veriun e Shqipërisë me Tiranën duket se ka marr një pamje të re.

Një muaj pas nisjes së punimeve, Bashkia e Tiranës ka përfunduar investimin e munguar prej 15 vjetësh për pajisjen e gjithë këtij aksi të rëndësishëm me ndriçim dhe barriera mbrojtëse.

Pamjet e marra natën tregojnë më së miri rezultatet e këtij ndryshimi, ku rruga që nga “Casa Italia” deri në vijën ndarëse administrative me bashkinë e Kamzës është totalisht e ndriçuar, duke ofruar tashmë kushte optimale për drejtuesit e automjeteve por edhe më shumë siguri për banorët dhe kalimtarët./Albeu.com/
Shtuar më 17/02/2017, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori