Ja çfarë bëri zviceranja kur zbuloi se është nga Kosova (VIDEO)
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Laura Rushiti, por e njohur tashmë si Karin Dubler, ka mësuar se vinte nga Kosova vetëm pasi mbushi 18 vjeç. Ajo është adoptuar nga një familje zvicerane vetëm pak ditë pas lindjes.

Çifti zviceran Erich dhe Erika Dubler e ka adoptuar vajzën në Reichenberg të Kantonit Schwyz.

Pas kaq shumë vitesh, Karin, pasi mësoi për vendin e saj, ka vendosur ta njohë më nga afër, e shoqëruar nga babai i saj zviceran Erich.

As ai nuk ka qenë ende asnjëherë në Kosovë, në shtetin më të ri të Evropës, trasnmeton "albinfo.ch".

Ata udhëtojnë me tren, autobus, me kuaj dhe me taksi nga kryeqyteti Prishtina deri në Alpet Shqiptare, nga Prizreni në Mitrovicë, në qytetin e lindjes të prindërve biologjikë të Karinës.

Vizita në vendin e saj të lindjes nuk e ka prekur, pasi sikurse Laura ose e njohur ndryshe Karin, ndihet e lumtur që ka zbuluar dhe po eksploron vendin e saj të lindjes. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2017, ora 08:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori