Ja çfarë tha Tringa e Prekazit një vit para se të vdiste në betejën e marsit të 98-ës (VIDEO)
Sala Jashari, nëna e Sahit Jasharit, i plagosur në betejën në mbrojtje të Familjes së Adem Jasharit, kishte thënë se ka tre djem, kurse, kishte shpjeguar se të gjithë luftëtarët, në fakt, janë djemtë e saj.

"Unë nuk i kam vetëm tre djem. Nëna i ka të gjithë luftëtarët djem", kishte thënë ajo.

"Gjyshja gjithmonë thoshte se unë të gjithë luftëtarët i kam djem sepse kulla e saj dhe e Hamit Jasharit ishte kazermë lufte e sofër buke", ka thënë Kujtim Jashari, i cili e ka dërguar videon që publikohet për herë të parë nga Gazeta Express.

Sala Jashari kishte mbetur e vdekur bashkë me anëtarët tjerë të familjes së Adem Jasharit. /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2016, ora 14:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori