Iu gjetën 725 kg drogë në vilë, ja si u arrestuar trafikantët vlonjatë (VIDEO)
Policia e Vlorës ka finalizuar mbrëmjen e të shtunës operacionin e koduar “Mesnata”, në lagjen ”24 Maji”, në një banesë 4 katëshe, në pronësi të shtetasit Artan Kalemi.

Policia bën me dije në katin e dytë dhe të katërt të banesës është konstatuar dhe sekuestruar 725 kg e 200 gr kanabis sativa, teksa janë sekuestruar dy automjete.

Si rezultat i operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit Artan Kalemi, 34 vjeç dhe Xhemil Kalemi, 41 vjeç, të dy banues në Vlorë. Ky i fundit në përfundim të hetimeve rezultoi i përfshirë në këtë vepër penale.

Në këtë video mund të shihni pamjet nga aksioni i Policisë dhe arrestimi i vlonjatëve. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2017, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori