Iu afrua gardhit, presidenti i Kilit qëllohet me gurë nga qytetarët (VIDEO)

Presidenti i Kilit Grabiel Boriç është bërë pjesë e një incidenti gjatë vizitës së tij të parë zyrtare jashtë kryeqytetit. 36-vjeçari është qëlluar me gurë nga qytetarët, teksa ndodhej në qytetin La Serena, 400 kilometra në veri të Santiagos.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se para se të hynte në godinën e qarkut, ai iu afrua gardhit të hekurt ku përshëndeti të mbledhurit.

Në këtë moment nga turma u hodh një gur, i cili goditi në gjoks shefin e kabinetit të Boriçit, tregon video.

Sipas raportimeve bëhet me dije se ai nuk u lëndua, teksa lajmin e ka konfirmuar gjithashtu edhe policia kiliane.

“Nëse dikush mendon se mund të trembë ose të ndryshojë mënyrën se si ne duam ta drejtojmë vendin, e ka gabim”, tha Boriç në një konferencë shtypi pas incidentit./albeu.com