Ishte lodhur duke u kujdesur për nënën dhe tenton ta mbysë në spital, arestohet 32 vjeçarja (VIDEO)
Luciana Paula Figueiredo, 32 vjeç, është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar të mbytë
nënën e saj Ana Benedita Figueiredo, 68 vjeç, në shtratin e saj në spitalin "Dr Carlos Macieira" në qytetin e Sao Luis në Brazil.
Pamjet e tilla u realizuan nga pacientë të tjerë dhe zbulojnë se si 32
vjeçarja vendosi
dorën e saj mbi hundën dhe gojën e nënës së saj, Anes.
68
vjeçarja, fatmirësisht i largon
dorën saj, shkruan Daily Mail.
Mediat lokale raportojnë se vajza
Luciana u arrestua në vendin e ngjarjes dhe më vonë u akuzua për tentim vrasje ndërsa nëna e saj u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv.
Ana Benedita ndodhet në spital që nga 19 janari pasi pësoi një emboli pulmonare.
Burime nga Policia Civile thonë se hetimet fillestare tregojnë për vajzën që dëshirontë të vriste
nënën e saj të sëmurë sepse ishte
lodhur duke u kujdesur për të.
Shtuar më 06/02/2020,
ora 10:17