"Ishte i vdekur, e godisnin me shkelma", gazetarja rrëfen momentin kur Sela u mbulua me gjak (VIDEO)
Gazetarja e televizionit "24 Vesti" Dushica Mërgja, e cila ishte e pranishme mbrëmë gjatë sulmit të huliganëve ndaj kryetarit të LR-PDSH-së, Zijadin Sela, ka rrëfyer momentin e tmerrshëm kur Sela ishte i mbuluar nga gjaku.

"Mendova se është i vdekur. E godisnin me shqelma, me karrige, me grushta. E tërhiqnin zvarrë, ishte mbuluar i tëri ishte gjak. Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë", tha Mërgja.

Gjithçka filloi me votimin e kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë nga shumica e re parlamentare, të cilët tanimë udhëhiqen nga kryetari shqiptar, Talat Xhaferi.

Situata u tensionua kur në Kuvend u futën protestuesit që veten e emëruan para 60 ditëve si mbrojtësit e shtetit maqedonas.

Befas filloi dhuna ndaj deputetëve të shumicës së re parlamentare.

U sulmuan deputetët Zoran Zaev, Radmilla Sheqerinska, Damjan Mançev, Maksim Dimitrievski dhe deputeti i vetëm shqiptar, lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela. /albeu.com/

Shtuar më 28/04/2017, ora 14:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori