Tërmetet katastrofike në Turqi, Rama publikon kontaktet për shqiptarët e prekur

Rama ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook numrat e kontaktit për të gjithë shqiptarët që ndodhen në zonat e tërmetit në Turqi.

Deri më tani nuk raportohet për shqiptarë të lënduar apo vdekur në zonat e tërmetit në Turqi apo Siri.

Postimi i Ramës

“Lidhur me situatën e rëndë të krijuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit në Turqi
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti të cilët kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë në:
Tiranë: (+355) 696 773 168,
Stamboll:(+90) 539 656 621 9
Ankara: (+90) 549 561 198 5

në dispozicion në ndihmën tuaj 24/7 dhe në adresën e email-it: [email protected].

Në solidaritet me Turqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira, MEPJ është në kontakt të vazhdueshëm me autoritet zyrtare turke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zona.

.albeu.com/


Shtuar 8.02.2023 13:38