Një
stuhi breshëri gjatë të dielës që sapo lamë pas përveç se ka shkatërruar bimësinë ka shkaktuar edhe habi tek banorës e Guadalajaras në Meksikë.
Sasi të mëdha
breshëri ranë në pak orë duke kapur lartësi në disa raste edhe 1 metër, gjë e cila nuk mbahej
mend të kishte ndodhur më parë.
"Jetoj këtu që prej 40 vitesh dhe nuk mbaj
mend diçka të tillë", është shprehur
Alfredo Herrera për mediat lokale.
Banorët e quajnë këtë një ngjarje apokaliptike, ndërsa meteorologët janë duke kërkuar shkaqet që çuan në akumulimin e kësaj sasie të madhe
breshëri. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2019,
ora 14:56