Ish-ministrja e Ramës lëshon gjuhën ndaj Rudina Hajdarit: A kjo është… (VIDEO)
Pasi pranoi të mbante mandatin e deputetes dhe u zgjodh në krye të grupit parlamentar të PD, Rudina Hajdari ka bërë në kuvend deklaratën e fortë se opozita e re do të hynte në zgjedhje.

E bindur se sistemi zgjedhor i ndryshuar në kushtetutë në vitin 2008 është i degraduar, Hajdari është treguar e hapur për të gjetur një zgjidhje të re për sistemin më të përshtatshëm.

Por gjatë kohës që ajo fliste nga foltorja e Kuvendit, ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka pëshpëritur diçka nën dhëmbë duke iu drejtuar koleges së saj Milva Ikonomit, shkruan faxweb.

E folura jo shumë elokuente në shqip e Hajdarit, që shpesh lë konfuz publikun për domethënien e atyre që ajo kërkon të thotë, ka ngjallur konfuzion edhe në sallë.

Nikolla duket e acaruar nga fjalimi i Hajdarit dhe lëxohet nga buzët duke thënë Konomit:

Kjo është fare!”./albeu.com/
Shtuar më 18/04/2019, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori