Zjarr i madh në tregun industrial të Durrësit, digjen 5 dyqane

Pesë njësi të vogla tregtare janë djegur pas mesnatës ne tregun Industrial Durrës.

Zjarri ra fillimisht në njërin prej dyqaneve që tregtojnë veshmbathje, dhe më pas u përhap edhe te katër të tjerë.

Në vendngjarje për shuarjen e flakëve shkuan shërbimet e zjarrfikësve të cilët izoluan përhapjen më të gjerë të vatrës.

Si pasoje e zjarrit u regjistruan dëme të konsiderueshme materiale por fatmirësisht jo në njerëz.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por dyshohet se tenda e njërit prej bizneseve të ketë marrë flakë si pasojë e shpërthimit të fishekzjarreve nga qytetarët, duke u përhapur dhe tek të tjerat./albeu.com/