“Mbappe do të rinovojë në maj me PSG”

Ajo që vjen nga Franca është e bujshme. Siç raporton kolegu Daniel Riolo i RMC Sport, Kylian Mbappé do të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germain:

“E di që askush nuk do ta besojë, por ai do të nënshkruajë rinovimin në maj”, tha gazetari.

Gjithashtu nga stacioni radiofonik, ish-komentatori i PSG-së dhe sot Jerome Rothen foli për një ekip të tretë, përveç Real Madridit dhe Barcelonës, që do t’i futej sulmuesit. Megjithatë, ai nuk ka specifikuar se për cilën bëhet fjalë.


Shtuar 5.04.2022 16:40

Tags: ,