E pabesueshme sa bar-kafe ka në Shqipëri! (VIDEO)
Biznesi i bar-kafeve është një ndër më të suksesshmit në Shqipëri.

Këtë e vërtetojnë të dhënat e Institutit të Statistikave, sipas të cilave në të gjithë Shqipërinë rreth 13.000 biznese të kësaj natyre ushtrojnë aktivitetin e tyre. Referuar numrit të bareve në raport me popullsinë, Shqipëria renditet e dyta pas Spanjës për numrin e lartë të kafeneve, 473 bar-kafe për 100 mijë banorë. Të rinjtë mendojnë se arsyet që qëndrojnë në kafe është papunësia dhe mungesa e alternativave të tjera.

Mjafton një vëzhgim i thjeshtë dhe rastësor në kryeqytet, për të parë se si shpenzohen orë të tëra në kafenetë pranë shtëpisë, punës apo universitetit.

Madje, janë të rinjtë ata që në dukje zënë numrin më të lartë që po kalojnë paraditen në lokale.

I lartë është numri i bizneseve i kësaj natyre. INSTAT raporton për vitin 2015 në Shqipëri 13.612 biznese që ushtrojnë aktivitetin e tyre, ndërsa sipas një përllogaritje të revistës “Monitor” vendi ka 473 bar-kafe për 100 mijë banorë.

Një pjesë e të rinjve thonë se papunësia është një ndër arsyet kryesore përse shqiptarët rrinë gjatë në kafe.
Ndërsa të tjerë mendojnë se mungesa e alternativave për të kaluar kohën e lirë bën që ata të shkojnë dy ose tre herë në ditë në kafe.

Shteti i vetëm në botë që ka numrin më të lartë të bareve llogaritur në raport me popullsinë është Spanja, me 587 bar-kafe për 100 mijë banorë dhe pas saj Shqipëria./Albeu.com/
Shtuar më 01/03/2017, ora 08:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori