Paralajmëron zyrtari perëndimor: Rusia ka regjistruar 130,000 rekrutë të rinj për t’i dërguar në Ukrainë

Rusia ka regjistruar më shumë se 130,000 rekrut të rinj në ushtrinë e saj, tha një zyrtar perëndimor.

Ai thotë se këto janë shifra jashtëzakonisht të larta.

“Ne mendojmë se ka një mundësi realiste që këta rekrutë të dërgohen në Ukrainë, edhe pse Ministria e Mbrojtjes ruse ka thënë se vetëm ushtarë profesionistë do të shkojnë në Ukrainë,”paralajmëroi ai.

Zyrtari përsëriti gjithashtu paralajmërimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar disa ditë më parë se Rusia po ridislokon disa nga forcat e saj nga Gjeorgjia, të cilët kanë qenë atje që nga viti 2008, për të përforcuar pushtimin në Ukrainë.

“Ne nuk mendojmë se kjo ishte e planifikuar, është një gjë shumë e çuditshme për ushtrinë ruse, kështu që ne presim që të jetë tregues i problemeve që ata kanë në Ukrainë”, tha ai./albeu.com


Shtuar 4.04.2022 18:09