Inagurohet autostrada e hapur para një muaji (VIDEO)
Mijëra automjete tashmë e kanë bërë rrugën në autostradën e re Milladinoc- Shtip, pushteti sot në mëngjes në mënyrë solemne e lëshoi në përdorim.

Ndonëse paraprakisht Ministria e Transportit dhe Lidhjeve kishte njoftuar se nuk do ketë solemnitet për lëshimin në përdorim të kësaj autostrade, megjithatë, ndodhi e kundërta. Kryeministri Zoran Zaev në praninë e e ministrave, drejtorit për rrugë shtetërore dhe ambasadores kineze Jin Lisjen, tha se kjo autostradë është shumë e rëndësishme për zhvillimin e barabartë rajonal. Ajo e lidh pjesën qendrore dhe lindore me Shkupin.

Pasi mijëra automjete tashmë e kanë bërë rrugën në autostradën e re Milladinoc- Shtip, pushteti sot në mëngjes në mënyrë solemne e lëshoi në përdorim. Ndonëse paraprakisht Ministria e Transportit dhe Lidhjeve kishte njoftuar se nuk do ketë solemnitet për lëshimin në përdorim të kësaj autostrade, megjithatë, ndodhi e kundërta. Kryeministri Zoran Zaev në praninë e e ministrave, drejtorit për rrugë shtetërore dhe ambasadores kineze Jin Lisjen, tha se kjo autostradë është shumë e rëndësishme për zhvillimin e barabartë rajonal. Ajo e lidh pjesën qendrore dhe lindore me Shkupin.
Shtuar më 07/07/2019, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori