Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e enjte (FOTO LAJM)

Edhe për dy ditët në vijim vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ndikuar nga vlera të larta të presionit atmosferik dhe masa ajrore relativisht të thata me origjinë verilindore.

Në këtë mënyrë për ditën e nesërme moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje.

Po ashtu edhe për ditën e premte moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore të vendit. Në zonën e jugperëndimit në orët e pasdites reshje shiu të herëpashershëm me intensitet të ulët ndërsa në juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 2-6m/s ndërsa gjatë ditës së Premte erë intensive dhe e fortë kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore dhe shpejtësi deri në 12-18m/s./SHMU/


Shtuar 16.03.2022 23:29