Ikën Adi nga "Shiko Kush Luan", Luana krah 2 aktorëve të njohur të "Portokallisë" (VIDEO)
Bletët punëtore e bënë gati skenën për fillimin e “Shiko kush Luan”.

Luana Vjollca ka treguar pak minuta më parë se emisioni do të nisë më 28 shtator 2019 dhe pjesë e tij ashtu si në sezonin e kaluar, do të jetë Florjan Binaj.

Por këtë vit do të mungojë Adi Pojana dhe në vend të tij, ka një prurje të re në program që është aktori i “Portokallisë”, Rezart Veleshnja.

Në spotin e ri të emisionit, Luana dhe dy djemtë shihen duke punuar për ndërtimin e studios së re me plot momente gazmore që ofrojnë.

“Bletët punëtore e bënë gati skenën 😂

Shiko Kush LUAN “ rikthehet më dt 28 Shtator në @topchannelalbania me 2 super kapitenet @florjanbinaj & blerja e re @rezart._.veleshnja 😝

Di t’ju them qe nuk duhet ta humbisni për asnjë arsye !!! Edhe pse e di qe mezi po prisni dhe ju njësoj si unë 😍😍😍😍😍”, shkruan Luana.

Emisioni do të transmetohet çdo të shtunë në orën 21:00.
Shtuar më 19/09/2019, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori