I vranë djalin në '97, mesazhi i kësaj gruaje të përlot (VIDEO)
E veshur me të zëza dhe me lot në sy, mesazhi që dha një grua nga Burreli për dorëzimin e armëve po i prek të gjithë.

"Në vitin ’97 nga këto armë të mallkuara më vranë djalin. Prandaj nuk duhen armët. Unë e kam në shpirt fatkeqësinë dhe nuk ka ditë e natë të mos e kujtoj"- thotë ajo duke shtuar se e ka dhimbjen në shpirt.

Mesazhi u dha gjatë cerëmonisë së dorëzimit të armëve të zhvilluar sot në Burrel, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. /Albeu.com/


Shtuar më 08/02/2017, ora 11:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori