I vetmuari që jeton në një kasolle në malet e Alaskës (VIDEO)
Richard Proenneke, është një person që ka zgjedhur që të jetojë i vetëm mes natyrës së egër në rajonin e Lakes të Alaskës. Proenneke para 24 vitesh ka ndërtuar një kasolle prej druri. Gjatë gjithë këtyre viteve ai ka jetuar aty, ndërsa ushqimin e ka siguruar me gjueti e peshkim. Pjesën tjetër të ushqimit e ka mbjell, kurse drunjtë për ngrohje i ka prerë aty në afërsi.

Po ashtu, ai është marrë edhe me meteorologji dhe studime të ndryshime për natyrën.

Shumë shkrimtarë dhe gazetarë janë të interesuar që t’i kenë këto shënime të vlefshme, për interesat e tyre profesionale. Kjo e ka irrituar këtë vetmitar. Ndaj, në një pjesë të dokumentarit për jetën e tij, Proenneke flet se si gazetarët po i ngatërrojnë gjërat, vetëm që tregimi i tyre të jetë më interesant për publikun, diçka që atij fare nuk i pëlqen. /albeu.com/

Shtuar më 21/01/2016, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori