I veshur si Gjeneral dhe me orën "Atlantic", kështu e "futi golin" sot Kujtim Gjuzi (VIDEO)
Kujtim Gjuzi është deputeti më i ri që ka hyrë në Kuvend. Ai ka qenë pjesë e listës “Basha” i cili doli në zgjedhjet e 25 qershorit 2017 me sloganin e “Republikës së Re”.

I veshur si gjeneral, Gjuzi u betua për marrjen e detyrës duke treguar për mediat edhe orën e tij të markës "Atlantic", për të cilën tha se ishte garantuesja e faktit që ka qenë pro amerikan edhe gjatë diktaturës.

Deputeti i ri renditet i 19 në listën e PD-së që ka hartuar Basha për qarkun e Durrësit.

Ai do të mbahet mend edhe për batutat në emisionin "Të Paekspozuarit", ku në debat e sipër i tha Andi Bushatit se "i fuste golin".
Shtuar më 08/05/2019, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori