I veshur si bojaxhi, dalin pamjet e grabitjes me armë në mes të Tiranës (VIDEO)
I veshur si bojaxhi dhe me një hap të shkujdesur.

Kështu u paraqit në pikën e kreditimit grabitësi i djeshëm në Tiranë, i cili në kërcënimin e një arme, mori një sasi të konsiderueshme parash për tu larguar më pas në drejtim të paditur.

Siç shikohet edhe nga pamjet e publikuara nga A2 CNN, grabitësi i pikës së kredidhënieve të vogla në ambientet e Qendrës Tregtare “Ring Center” hyri rreth orës 15:19 në biznes dhe nën kërcënimin e armës mori paratë e arkës.

Grabitja zgjati jo më shumë se një minutë, ndërsa pas daljes nga biznesi, agresori ka mbushur qesen me para.



Shtuar më 07/08/2019, ora 16:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori