Një Ferrari 458 Spider me vlerë mbi 200 mijë euro u shtyp në një pikë skrapi pasi i ishte konfiskuar të zotit.
Supervetura e Zahid Khan ishte konfiskuar nga
policia në prillin e vitit të kaluar në teksa ai po e ngiste në Birmingham të Anglisë, dhe agjentët i thanë se dyshonin se e kishte vjedhur pasi ai nuk arriti që ta provonte pronëisnë me dokumentat që kishte.
Ai pretendon se makina e tij u shkatërrua gabimisht teksa ai ishte ende ne gjyq në përpjekje për të dëshmuar pronësinë dhe postoi një
video të shkatërrimit në faqen e tij në facebook.
Problemet e Khanit nisën në dhjetor 2016 pasi ai u dënua me 150 orë shërbim në komunitet me akuznë e mashtrimit me pronat.
Pasi ai i rrëzoi me sukses në apelt tre prej akuzave ndaj tij në mars 2017, ai e parkoi
Ferrarin në shehsin përballë
gjykatës së Birminghamit.
Disa javë më pas, vetura e tij u sekuestrua kur ai u ndalua më 5 prill dhe kur iua drejtua
gjykatës që t’ia kthenin, ai zbuloi se makina i ishte
shkatërruar pasi
policia ishte urdhëruar nga një
gjykatës për një gjë të tillë.
Një zëdhëns i policisë tha se vetura ishte
shkatërruar sepse nuk kishte një siguraicon të vlefshëm dhe ishte një veturë e kategorisë B, të cilat klasifikohen zyrtarisht në Britani “të papërshtatshme për rrugë”, që do të thotë se duhet të shkatërrohen. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2018,
ora 18:07