I pakënaqur nga puna e gazetarëve, Rama jep vetë lajmet (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama nuk ndalet. Pas hapjes së ERTV, Rama ka ndërmend të ngre një televizion të vertetë.

I bindur se media nuk po bënte punën "e saktë", kryeministri ka zgjedhur të konkurrojë mediat e lira.

Sot Rama prezantoi dhe risin e fundit në ERTV, pasi prej ditës së sotme dhe çdo të diele në vijim do të ketë një edicion lajmesh.

Edicioni do të jetë një përmbledhje javore e të gjitha aktivitetet kryesorë të qeverisë.

Kryeministri në prezantimin që i bëri kësaj risie shkruan: ERTV NEWS – Nga sot çdo të dielë një pasqyrë javore e qeverisjes. /albeu.com/

Shtuar më 22/04/2018, ora 12:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori