I mungojnë këmbët por nuk hoqi dorë kurrë nga futbolli (VIDEO)
Mohammad nuk ka këmbë por ai ëndërron që një ditë të luajë futboll me Cristiano Ronaldon.

Nëna e tij e braktisi kur ishte vetëm 7 vjeç. Më pas ai u detyrua të largohej nga shtëpia pasi njerka e keqtrajtonte.

Gjymtyrët i humbi si pasojë e një aksidenti me tren. Mbas aksidentit mjekët i thanë që do i duhej të qëndronte në një karrocë me rrota për gjithë jetën e tij.

“Mbeta krejt i vetëm”, thotë ai teksa rrëfen historinë e tij.“ Mendova se kurrë me nuk do mund të luaja futboll.”

Por ai nuk ju dorëzua karrocës me rrota.

Mohammad sot punon si transportues në një traget. Por kurrë nuk ka hequr dorë nga ëndrra e tij për të luajtur futboll. Edhe pse i mungojnë gjymtyrët luan me të tjerët si i barabartë. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2016, ora 16:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori