Vrasja e shqiptarëve në Athinë, hetimet marrin një tjetër rrjedhë, 41 vjeçari pjesë e një rrjeti gjobëvënësish

Kreshnik Çerçizaj, 41-vjeçari, i cili ishte objektivi i ekzekutimit në Athinë, rezulton i skeduar për trafik klandestinësh dhe droge. Por bëhet me dije gjithashtu se ai së fundi i ishte bashkuar një rrjeti gjobëvënësish shumë të fuqishëm në Athinë.

Policia që po heton rastin ka marrë informacione nga një sërë biznesmenësh në zonë, se viktima frekuentonte çdo ditë pothuajse të gjitha dyqanet e zonës për mbledhje te ardhurash.

Ajo që e bën këtë informacion nga një thashetheme në një element të dosjes së çështjes, është se tashmë ka njerëz që kanë dashur t’ia raportojnë këtë dijeni autoriteteve dhe rrjedhimisht mundësia që të ketë qenë një ekzekutim nga një rrjet rival gjobëvënësish që pretendojnë zonën, merr peshë më të madhe, pa përjashtuar plotësisht mundësinë e larjes së hesapeve për drogë, edhe për shkak të së kaluarës kriminale të viktimës.


Shtuar 21.12.2022 20:58