Fabinho: Inter është ekipi më i fortë në Itali, duhet ta mbyllim shpejt ndeshjen pasi ata shfaqin rrezik

Përpara ndeshjes së dytë të kthimit ndaj Liverpool-Inter, Fabinho ka folur në konferencën për shtyp të realizuar sot.

“Interi është një ekip shumë i fortë. Ka ekipin më të fortë këto 2-3 vitet e fundit në Itali. Ne fituam në fushën e tyre me vështirësi, ata menaxhuan lojën ndërsa ne shënuam. Nuk duhet të tolerojmë asnjë metër të fushës pasi ata kanë kundërsulme të frikshme.

Do të bëjmë maksimumin për ta mbyllur këtë ndeshja sa më shpejtë”, është shprehur Fabinho./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.03.2022 14:52