I hoqën emisionin, Adi Krasta bën akuzën e rëndë ndaj Top Channel
Pëlqej
Adi Krasta është një ndër moderatorët më në zë të skenës shqiptare.

Padyshim që ndër vitet që kanë kaluar vazhdon dhe mbetet i papërsëritshëm.

Por çfarë ka ndodhur me të dhe kontratën me Top Channel.

I ftuar në “Studio e Hapur” në News 24 ai pranoi të flasë sërish për largimin ku thotë se arsyeja e vetme ishte mungesa e lirisë.

“Më kërkuan që kontrata me ta të mbyllej më herët se sa ishte përcaktuar. Nuk e kam të qartë arsyen por në fund ishte një ndarje xhentëlmenësh.

Kemi koncepte të ndryshme për bërjen e televizionit. Unë jam i ndjeshëm për lirinë e fjalës, për të ftuarit, dua ata që i bëjnë drejtësi të vërtetës, që të jem i ndershëm dhe nuk e pata këtë liri.

Disa të ftuarit e mi kanë shkaktuar një lloj tensioni, madje një monolog i imi është hequr edhe nga youtube.

Liria e fjalës është thelbi, liria e të shprehurit. Në këtë vend duhen lejuar edhe njerëz që flasin ndryshe, bëjnë pjesë të gjithë në një pazëll të tërë.

Ky është një vend që ka vend për të gjithë”,- shtoi ai. /albeu.com/

Shtuar më 12/11/2017, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori