I forti i Vlorës flinte mbi drogë, ja pamjet brenda banesës (VIDEO)
Policia e Vlorës ka arrestuar një 48-vjeçar, pasi është kapur me 66 kilogramë kanabis.

Uniformat bul e kanë gjetur lëndën narkotike të fshehur në banesën e tij, në lagjen “28 Nëntori”. I arrestuari është shtetasi Ramiz Zeneli, i cili kishte fshehur në krevatin e tij në dhomën e gjumit plot 14 pako kanabis të mbështjella me natriban, me peshë totale rreth 66 kilogramë.

Njoftimi i policise Vlorë Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar ”BEDROOM” ! Sekuestrohen rreth 66 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Vijojnë kontrollet dhe operacionet antidrogë të zhvilluara nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë. Më datë 18.09.2017, Efektivët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në mënyrë operative kanë finalizuar një tjetër operacion antidroge të koduar ”BEDROOM”, në të cilën është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike Cannabis Sativa.

Operacioni është zhvilluar dhe finalizuar në lagjen ”28 Nëntori”, në katin e pestë të një pallati, në banesën e shtetasit Ramiz Zeneli, të cilit i janë gjendur dhe sekuestruar nga policia 14 pako të mbështjella me natriban, në brëndësi të tyre kishte lëndë narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale rreth 66 kilogramë.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera është bërë arrestimi në flagrancë i poseduesit të kësaj lëndës narkotike, konkretisht: R.Z, 48 vjeç, banues në Vlorë. Lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2017, ora 18:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori