I fiksuar pas Messit, Rama i bën premtimin e veçantë djalit (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka kryer një vizitë në një tjetër familje në Tiranë.

Familja Musi trajtohet me ndihmë ekonomike dhe kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t'a vizitojë atë për t'u dhuruar fëmijëve librat falas.

"Në familjen Musi, e cila merr ndihmën ekonomike dhe si e tillë gëzon edhe të drejtën e marrjes së librave të shkollës FALAS për Agimin që shkon në klasën e pestë dhe Manuelin që shkon në klasën e gjashtë✍

Librat FALAS kete vit jane edhe per te gjithe nxenesit e klasave nga I ne IV, po edhe per nxenesit e familjeve ne nevoje, deri ne klasen IX..."- shkruhet në faqen e Kryeministrit Edi Rama.

Por gjatë bisedës, djali i vogël i familjes i rrëfen Ramës se është fans i madh i lojtarit të Barcelonës, Messit. Kryeministri Edi Rama i premtoi atij ti sjellë bluzën por me një kusht.

"Nëse merr nota mbi 9 do të të sjell bluzen e Messit"- deklaroi Rama. /albeu.com/

Shtuar më 05/09/2018, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori