I dështojnë batutat, Rama bën për të qarë një fëmijë në Krujë (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama njihet për batutat e tij me qytetarët, por pasditën e sotme është sjellë "keq".

Gjatë një vizite në Krujë, Rama i drejtohet një fëmije (Bujarit) duke i thënë “mos ma drejto mua automatikun” (një lodër).

Pavarësisht se me shaka, Rama i ka folur me një ton të fortë, duke bërë që fëmija të qajë.

Pjesë nga biseda:

Rama: Mos ma drejto mua automatikun, ç’e ke atë automatic

Djali: Është lodër

Rama: ǒa lodre mer, si më drejton mua automatikun

Gratë: Është Bujari vogël ore, e ka lodër

Rama: Hajde këtu me mua hajde…!

Por djali i vogël ikën duke qarë pasi u tremb nga të bërtiturat e kryeministrit.

Rama: Hajde more këtu, hajde! Hajde te shoku jot…

Gratë: U prek, në nga Kruja jemi të ndjeshëm. U mërzit djali.

Rama: Hajde more këtu! Të mërzita? Më fal! Më fal pra tani…

Video duke filluar nga minuta 6:50
Shtuar më 05/12/2019, ora 19:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori