16 raste me Covid-19 në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 16 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.267.

Në total numri i rasteve aktive është 472.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.575 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.438 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.


Shtuar 18.04.2022 15:09