Humbi jetë papritur, publikohet videoja e reperit 21 vjeçar pak para vdekjes (VIDEO)
Reperi amerikan Juice Wrld është ndarë nga jeta në moshën 21-vjeçare.

Vdekja e tij u raortua si fillim nga mediat, por më pas u konfirmua edhe nga autoritetet mjekësore.

Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut tha se ai vdiq të dielën dhe shkaku i vdekjes nuk dihet ende.

Së fundmi “TMZ” ka publikuar një video të reperit vetëm pak orë para se të ndërronte jetë dhe ai shihet në një avion.

Në avion ai është bashkë me disa miq të tij dhe në ato momente duket se gjendja e tij shëndetësore ishte e mirë.

Sipas “TMZ” bëhet me dije se komplikacionet e para të tij nisën në aeroport, ku kishte gjakderdhje nga goja.

Policia tha për “BBC” se 21-vjeçari pati një urgjencë mjekësore rreth orës 02:00 me kohën lokale dhe u dërgua në spital, ku u shpall i vdekur.

Juice Wrld emri i vërtetë i të cilit është Jarad Anthony Higgins, ishte më i njohur për hitin e tij viral në vitin 2018 “Lucid Dreams”.
Shtuar më 09/12/2019, ora 13:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori