"Humba gishtin pasi sensorët e dyerve u mbyllën shpejt", pronari padit BMW-në (FOTO LAJM)

Pëlqej
Për disa njerëz blerja e një BMW X5 me vlerë rreth 50,000 euro mund të jetë një ëndërr e bërë realitet, përvec nëse kjo ëndërr kthehet në një makth, nxitur prej një nga opsionet e kushtueshme të makinave.

Godwin Boateng, një banor i New York, përfundoi në dhomën e urgjencës me gisht të prerë, pasi sensori SCAD i BMW-së së tij ( Soft Closing Automatic Doors ) aktivizoi motorin elektrik dhe mbylli derën e shoferit në majë të gishtit të tij.

Pas kontrollit të gishtit, mjekët konkluduan se nuk mund t’i ngjitej më.

Boateng ka paditur BMW-në duke akuzuar se SCAD kishte sensorë të gabuar, por nuk bëri asgjë për të paralajmëruar konsumatorët.

Boateng pohon gjithashtu se edhe pas dy operacioneve, dora e tij mbetet e fryrë dhe ndonjëherë duhet të vesh një gisht të rremë për shkak të dhimbjes. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2018, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori