SPAK rinis hetimet për dosjen “Gërdeci”

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetim për dosjen “Gërdeci”. Burime nga SPAK bëjnë me dije se nga java e ardhshme nis pyetjen e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit.

Personave që u është nisur fletë thirrje familjarët e viktimave dhe personat e dëmtuar nga tragjedia e Gërdecit.

Pjesë e ri-pyetjes do të jenë edhe ish-zyrtarë të lartë në periudhën e tragjedisë më 15 mars 2008.

Zyrtari i parë që do ripyetet është ish-ministri Mbrojtjes, Fatmir Mediu./albeu.com


Shtuar 10.12.2021 12:44