Hueyda El Saied publikon videon më të bukur të djalit, nënë e bir ndajnë të njëjtin pasion (VIDEO)
Hueyda El Saied ka treguar shpesh se ka një lidhje shumë të ngushtë me djalin e saj,
Gabriel. Me ndjekësit e saj në rrjete sociale ajo ndan momente të ndryshme nga përditshmëria dhe pothuajse kudo shfaqet bashkë me vogëlushin.
Madje
Gabrieli zë pjesën më të madhe të postimeve të Hueydës dhe tashmë ai ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve. Së fundmi ‘showgirli’ shqiptar ka publikuar në ‘Instagram’ një video të djalit të saj, i cili duket ka filluar të zbulojë pasionet e tij.
Në videon e postuar shihet se
Hueyda dhe
Gabriel ndodhen bashkë në një koncert duke dëgjuar muzikë ‘rock’. Siç duket
Gabrieli e ndjen shumë muzikën dhe lëviz duart dhe kokën si një yll ‘rock-u’. Kjo gjë i ka pëlqyer shumë Hueydës dhe
bashkëngjitur videos ka shkruar: “Po qesh me lot se nuk e paskam ditur që im bir është një ‘rocker’ i lindur".
Në fakt nuk do të ishte aspak çudi nëse në të ardhmen
Gabrieli do të ishte muzikant, duke qenë se
Hueyda më parë edhe ka kënduar.
Shtuar më 29/07/2019,
ora 11:55