Hoti: Brenda 2-3 ditëve formalizohet marrëveshja politike LVV-LDK (VIDEO)
Ka përfunduar takimi i gjashtë i LDK-së dhe LVV-së.

Avdullah Hoti nga LDK ka thënë para medieve se ky ishte takimi i fundit për pjesën programore, transmeton Telegrafi.

“Ishte takimi i fundit për pjesën programore të marrëveshjes, e them me kënaqësi që kemi arritur t’i përmbyllmi të gjitha çështjet programore. Kemi arritur t’i përmbyllim diskutimet tona. Ne jemi të gatshëm për tri ditë që në mënyrë te draftuar këtë marrëveshje ta dorëzojmë të kryetarët e partive, të cilët do të ulen për të formalizuar këtë marrëveshje”, ka thënë Hoti.

Ai po ashtu bëri të ditur se nuk kanë diskutuar për ndarjen e posteve ministrore, përfshi atë të presidentit pas dy vjetësh.

Ndryshe nga rezultatet përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 220 mijë e 811 vota apo 26,159%, LDK 206 mijë e 458 vota apo 23,458%.
Shtuar më 07/11/2019, ora 18:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori