Hivzi Islami prezanton raportin e Komisionit për matjen e territorit (VIDEO)
Kreu i Komisionit për matjen e territoritformuar nga Qeveria e Kosovës, Hivzi Islami, ka prezantuar sot raportin për matjen e territorit.

"Me Maqedoninë çështja e kufirit ishte zgjidhur më herët. Marrëveshja për vijën kufitare me Kosovën Malit e Zi ishte nënshkruar mes dy vendeve.

Por disa zëra pretendonin se me këtë marrëveshje Kosova po humb territor. Me qëllim të sqarimit, Qeveria në mbledhjen e saj kishte vendosur të formonte një komision të përbërë nga 18 ekspertë", tha Islami.

Kryetari i Komisionit për matjen e territoritformuar nga Qeveria e Kosovës prezantoi një kronologji të procesit të deritanishëm për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Ai theksoi se që nga sot deri më 24 shkurt 2017 i gjithë materiali për matjen e territorit do të jetë në dispozicion të publikut.

Kujtojmë se pedagogu Fitim Humolli gjatë një interviste për "Epoka e Re", ka thënë se në komisionin për matjen e territorit ka mungesë për politizim dhe joprofesionalizëm dhe se vetëm dy-tre anëtarë të këtij komisioni kanë qenë profesionistë të fushës.

Sipas tij, komisioni nuk e ka bërë matjen e territoritKosovës.

"Dua të sqaroj se ky komision nuk është formuar për ta bërë matjen e territorit. Emrin e ka si komision për matjen e territorit, por ky komision në pjesën më të madhe është i ndërtuar me figura politike", ka thënë Humolli.

Humolli ka thënë se matja e territorit nuk bëhet sikurse e kanë bërë antarët e tjerë dhe sapo ka konstatuar me draftin final, ka vendosur të dorëhiqet. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2017, ora 10:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori