Historia e “Shën Valentinit” (VIDEO)
Dita e Shën Valentinit është një traditë e vjetër, e cila e ka origjinën nga një festival romak.

Romakët e quanin festivalin ‘Lupercalia’ dhe festohej në mes të shkurtit, zyrtarisht në fillim të pranverës.
Dita e mori këtë emër nga një i shenjtë i famshëm, por ka disa histori se cili ishte ai.

Janë të shumtë ata që besojnë se ai është një prift nga Roma, në shekullin e tretë pas Krishtit. Perandori Claudius 2 e kishte ndaluar martesën sepse ai thoshte se burrat e martuar janë ushtarë të këqij.

Valentine mendoi se kjo është e padrejtë, prandaj i theu rregullat dhe u martua në fshehtësi. Kur perandori e mori vesh, e futi Valentine në burg dhe e dënoi me burgim të përjetshëm.

Atje, ai ra në dashuri me vajzën e një të burgosuri dhe ditën që vdiq, në 14 shkurt, i dërgoi asaj një letër ku i shkruante ‘nga i joti, Valentine.’ /albeu.com/

Shtuar më 14/02/2017, ora 22:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori