E FUNDIT/ Gjendet një 48-vjeçar i pajetë në Rrogozhinë

Një 48-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në Rrogozhinë.

Bëhet e ditur se F. D., 48 vjeç është gjetur pa shenja jete nga bashkëshortja e tij.

Nga informacionet paraprake njoftohet se nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 13.12.2021 15:09