Hidhet "bombë tymi" tek zyra e Ivanov (VIDEO)
Protestuesit e shumtë opozitarë kanë shkatërruar disi zyrën e presidentit të vendit Ivanov duke e gjuajtur atë me gurë, sende të forta, vezë, por edhe me "bomba tymi".

Edhe sot, protesta nisi para zyrave të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) si shenjë mbështetje të prokurorëve dhe punës që bëjnë.

Protestuesit e mbledhur përpara presidencës kanë thënë se protestat do ti vazhdojnë derisa Ivanovi të tërheqë vendimin për faljen e krimeve të politikanëve.

Me qëllim që të mos ketë përplasje të drejtpërdrejtë mes demonstruesve dhe qeveritarëve, policia e ka bllokuar rrugën. /Albeu.com/
Shtuar më 13/04/2016, ora 21:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori