Hidhet 150 herë në 24 orë (VIDEO)
Australiani Jay Phoenix ka vendosur një rekord të ri botëror në ‘bungee jumping’, pasi është hedhur plot 150 brenda 24 orësh. Ai e nisi aventurën e tij në Queensland nga ora gjashtë e pasdites sipas kohës lokale dhe përfundoi në orën tre pasditen e ditës së ardhshme. Rekordi i mëparshëm mbahej nga jugafrikani Kevin Scott Huntly, i cili u hodh 105 herë brenda 24 orësh në vitin 2011. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2013, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori