Rama jep lajmin e mirë: Sot nis puna në kantierin e Tunelit të Llogarasë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama mëngjeisn e sotëm ka dhënë një lajm të mirë se do të nisin punimet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Lajmin e ka dhënë vetë Rama në faqen e tij të Facebook nga ku ka postuar edhe disa pamje.

“Mirëmëngjes dhe sot kur nisim punën në kantierin e Tunelit të Llogarasë, ju përshëndes me këtë videokartolinë, duke ju uruar të diel të qetë”, shkruan Rama.

Tuneli i Llogarasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës.

Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 6 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bënte që kjo rrugë të përshkohej për 7- 10 minuta. /albeu.com/


Shtuar 14.11.2021 08:42

Tags: