"Hell’s Kitchen Albania 2", Renato Mekolli gjen qime në pjatë dhe qeth zero konkurrentët (VIDEO)
Mbrëmjen e djeshme në “Top Channel” ka nisur emisioni i njohur i kuzhinës, “Hell’s Kitchen Albania 2”.

Pas suksesit të një viti më parë, emisioni është kthyer sërish, por me disa risi.

Para nisjes së emisionit, Renato premtoi se nata e parë do të ishte spektakolare dhe ashtu doli.

Shefi i kuzhinës gjeti një qime në pjatë në skuadrën e djemve dhe si dënim i qethi zero konkurrentët.

Renato tregoi se çdo gjë sapo ka filluar dhe nëse do të ketë në vazhdimësi gjëra të tilla, dënimet do të jenë edhe më të mëdha.
Shtuar më 19/10/2019, ora 09:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori