Takimi i trishtë, koronavirusi “ndan” çiftin e të fejuarve (VIDEO)

Federica dhe Giovanni janë të fejuar. Ajo jeton në Casalpusterlengo, një nga komunat e para që është preku nga Koronavirusi dy javë më parë.

Ai jeton jashtë saj. Sot takimi i tyre ishte tepër i trishtë. Të dy të ndarë një metër larg njëri-tjetrit, nën sytë vigjilentë të karabinierëve në pikën e kontrollit përgjatë rrugës nga Ospedaletto Lodigiano për në Casalpusterlengo.

Ata erdhën këtu me shpresën se kontrollet e portave do të pezulloheshin sot, pasi zona ‘jashtë kufijve’ tani përfshin zona shumë më të mëdha. Por pavarësisht njoftimeve, asgjë nuk ka ndryshuar dhe ata ende nuk mund të përqafohen me njëri-tjetrin.

Miliona italianë janë duke u ndjerë “të burgosur” dhe duke shpresuar për dritë në fund të tunelit të gjatë dhe të errët të COVID-19. Numri i të vdekurve ka shkuar në 399 ndërsa shifrat e të infektuarve rriten jashtëzakonisht shumë në intervale të shkurtra kohore. Deri tani janë mbi 7 mijë të prekur.


Shtuar 9.03.2020 15:13