Harrojeni Marsela Topin, Bora Zemani dhe binjakët Veshaj paskan sharë më keq live (VIDEO)
Ditën e djeshme bëri bujë videoja e moderatores së emisionit “Fakt” në televizionin e Fierit “Apollonia tv”.

Në momentin që avokati Erion Besimaj, po fliste mbi temën “Dështimi i Negociatave: Faji ynë apo i BE?” , moderatorja Marsela Topi iu drejtua disa personave nga regjia e inatosur, duke i sharë.

“Më falni, ta mbaroj unë çuna po pushoni ia q****a robt tani”!, u shpreh ajo duke lënë pa fjalë të ftuarit.

Videoja e saj u bë virale në internet dhe kjo bëri që Marsela të sqaronte situatën:

Ajo u shpreh se kjo video është publikuar për t’i prishur imazhin, pasi ajo nuk është transmetuar në televizion.

“Nuk u kam thënë kolegëve te mi, por dy personave që po shoqëronin z.Cakrani. Ndërhynin gjatë gjithë kohës, duke shkaktuar një stres të padurueshëm. Emisioni është transmetuar në mbrëmje pas montazhit. Është regjistrim dhe këtë jua faktoj kur të dëshironi. Zakonisht emisioni fillon në orën 21:00. Atë ditë, pas montimit, filloi rreth orës 21:40. Këtë frazë montazhieri e ruajti për të më treguar sesa nervoze isha bërë. Unë jam në komunikim të drejtpërdrejtë me teleshikuesit prej gati 2 vitesh, në emisione të drejtpërdrejta. Nuk kam dal asnjëherë nga vetja live,” u shpreh Marsela Topi.

Dhe sot, një tjetër video duke sharë në televizion është publikuar në Instagram. Ka qenë vetë moderatori dhe aktori i njohur Donald Veshaj, ai i cili ka publikuar një pjesë të emisionit “3shat”, kur ka qenë i ftuar Arjoni i BB.

“Kjo është e sharë në ekran. Të mbushet goja. Respekte ju që më mbështetët në këtë projekt dhe nuk më latë asnjëherë që të më binte besimi që kisha!”, shprehet Donaldi.

Epo pas kësaj videoje, garën e deklarojmë të hapur: Kush shan më bukur në ekran!
Shtuar më 23/10/2019, ora 15:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori